Lufta civile greke
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, grupet partizane greke të ekstremeve rivale politike i lanë menjanë diferencat e tyre për të luftuar armikun e tyre të përbashkët. Fundi i pushtimit gjerman liroi nga zinxhirët një konflikt civil me dhunë dhe brutalitet të tillë të egër në të cilët do të kishte pak neutralë
Jeta nuk ndryshoi shumë në fshatrat e Greqisë. Megjithëse gjermanët e kishin pushtuar vendin në vitin 1941, fshatarët dukej se i vazhdonin bizneset e tyre të pashqetësur, me ritmet e kalimit të sezoneve siç i kishin kaluar gjithmonë qysh nga koha e zotave të mitit. Për pasojë, një mëngjes në qershor të vitit 942, fshatarët e Domnitcës, një vend rreth 185 milje larg nga Athina, u befasuan kur panë të shfaqej papritmas një grup prej 15 njerëzish të armatosur rëndë. Ai ishte Aris Velouciotis, më parë kolonel i artilerisë në ushtrinë greke, dhe po shpaloste flamurin e revoltës kundër forcave pushtuese të Greqisë së tyre të dashur. Ai dhe njerëzit e tij qenë andartë, guerrilas. Emri i forcës së tyre? Ushtria Kombëtare Popullore Çlirimtare – me inicialet greke: ELAS. Në muajt dhhe vitet në vazhdim, fshatarët do ta mësonin mirë këtë emër. Dy vjet më pas, në tetor të vitit 1944, Gjeneral Leitnanti britanik C.J. Scobie, i cili komandonte dy brigada dhe disa njësi të Grekëve të Lirë, rreth 26000 burra gjithsej, zbarkuan në Greqi për ta çliruar vendin nga forcat pushtuese gjermane. Gjermanët, siç rezultoi, qenë vetëm fillimi i problemit. Greqia qe shkatërruar nga lufta. Mijëra civilë qenë shpërngulur. Vendi ekonomikisht kishte falimentuar – industria në ngërç, fabrikat e shkatërruara, portet dhe qytetet në gërmadha. Qeveria civile qe në kaos, pothuajse jo efektive në përballjen me problemet e vendit. Scobie mundi të bënte pak më shumë sesa të pushtonte qytetet e mëdha ndërsa United Nations Relief and Rehabilitation Administration (UNRRA) filloi detyrën madhore të ringritjes së popullsisë civile. Por një prej problemeve më imediate të Gjeneralit qe përballja me forcat guerrilase që kishin luftuar gjermanët gjatë luftës dhe tani po fillonin të luftonin njëri tjetrin. Çmimi i fitimtarit: kontrolli i Greqisë.
Përgatiti: ARMIN TIRANA
Lexoje te plote ne www.bota.al