Albspirit

Media/News/Publishing

Politika e jashtme e zotit Trump dhe arti i marrëveshjeve

Fushata e presidentit të zgjedhur Donald Trump apo dhe deklaratat e tij në “Twitter” i kanë dhënë shumë etiketime politikës së tij të jashtme, si një qasje jo ndërhyrëse, izolacioniste, e njëanshme dhe realiste.

Ndërsa zoti Trump përgatitet për inagurimin e tij në 20 janar korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Masood Farivar bën një përshkrim të tre forcave që drejtojnë politikën e tij të jashtme.

Si fillestar në politikën e jashtme, presidenti i zgjedhur Trump kishte shumë për të thënë gjatë fushatës, lidhur me çështjet botërore.

Ai kritikoi anëtarët e NATO-s se nuk po shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen, ngrohu tonet me Rusinë, paralajmëroi Kinën dhe bëri një zotim të hapur se do të bombardojë Shtetin Islamik.

Por sikurse dy paraardhësit e tij kur erdhën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump gjithashtu do të përballet me një sërë çështjesh të ndryshme nga ato për të cilat foli gjatë fushatës zgjedhore, thotë Blaise Misztal i “Qendrës për politika bipartiake” në Washington.

“Bota jo detyrimisht do të lejojë zotin Trump të bëjë ato që ka planifikuar”.

Në ndryshim, thotë zoti Misztal, politika e jashtme do t’i shfaqet si një përzierje ngjarjesh të papritura ndërkombëtare, mes politikave që ai përmendi gjatë fushatës dhe këshillave që ai merr prej ekipit të tij të sigurisë.

Për të udhëhequr politikën e tij të jashtme zoti Trump ka zgjedhur drejtorin ekzekutiv të ExxonMobil CEO Rex Tillerson për postin e Sekretarit të Shtetit si dhe gjeneralin me katër yje, në pension James Mattis për Sekretar të Mbrojtjes.

“Ne jemi në proces të krijojmë një prej kabineteve më të shkëlqyer sigurisht me një koefiçent të lartë inteligjence”, deklaroi presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Kritikët shprehen të shqetësuar nga mungesa e eksperinecën të zotit Trump në politikën e jashtme.

Në politikën e jashtme, ai nuk dëshmon eksperiencë dhe të dhëna që të sigurojnë këdo për aftësinë e tij për t’u përballuar me një mjedis global të ndërlikuar, sikurse shfaqet sot”, thotë Brian Katulis i Qendrës Amerikane për Progres.

Por këshilltarët e zoti Trump thonë se gjykimi dhe aftësia e president janë shumë më të rëndësishme sesa eksperienca e tij në politikën e jashtme.

Zoti Trump pothuaj nuk ka asnjë histori edhe në çështjet e sigurisë kombëtare, por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të jetë apo bëhet një president i shkëlqyer, thjesht nuk ka asnjë kontekst të mendosh ndryshe”, thotë i James Carafano i Fondacionit “Heritage”

Por ka një kontekst, ai që lidhet me përvojën tij si biznesmen dhe prirjen për të parë gjithshka, prej mardhënieve me Kinën dhe Rusinë, deri tek marrëveshjet bërthamore të Iranit, si mundësi për marrëveshje.

Është arti i të bërit marrëveshje. Mendoj se ai gjithshka e sheh nga pozita negociuese, ai e sheh komunikimin me udhëheqësit ndërkombëtare si pjesë të negociatave”, thotë Blaise Misztal i “Qendrës për politika dypartiake” në Washington

Por politika e jashtme nuk është një marrëveshje biznesi dhe po kështu dhe vendimet e presidentit, të cilat shpesh kanë pasoja në jetën e njerzve dhe ndonjëherë tek lufta dhe paqja.

Please follow and like us: