Albspirit

Media/News/Publishing

Shuplakë Obamës, Kremlini fron Trump në bizedimet e paqes për Sirinë

Kremlini zyrtarizon vullnetin për një marrëdhënie të re me Shtëpinë e Bardhë, sapo prej kësaj të jetë larguar edhe fizikisht Barack Obama. Shenjë e qartë në këtë drejtim është ftesa që Rusia i ka drejtuar ekipit tranzitor të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Sirinë në Astana. Gazeta “The Washington Post” raporton se ftesa është bërë përmes një telefonate të datës 28 dhjetor që ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak ka zhvlluar me këshilltarin për Sigurinë që është caktuar nga Trump, Michael Flyn.

Lajmi konfirmon një qasje thuajse cinike të Kremlinit ndaj Barack Obamës pasi më datë 29 dhjetor ky i fundit dëboi 35 diplomatë rusë nga vendi. Presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi të mos përgjigjej me të njëjtën monedhë duke nxjerrë bllof lëvizjen e Obamës. Por ky informacion i tanishëm i jep rusëve një kredencial tjetër pasi mosreagimi i tyre ka patur arsye politike të tjera përderisa kontaktet me administratën e Trump kanë qenë aktive.

https://www.avvenire.it/mondo/pagine/siriausa

Nuk dihet nëse Trump do të narrë pjesë në bisedimet në Astana, ku është njoftuar se Rusia, Irani dhe Turqia do të ndajnë Sirinë në zona ndikimi, duke vendosur ndërkohë largimin e Assadit me disa kushte. Nuk dihet nëse me këto lëvizje ka të bëjë edhe një lajm, publikuar tri ditë më parë nga Reuters, sipas të cilit nga një hetim i OKB-së dhe organizatës për monitorimin e armëve kimike, emri i Assad dhe vëllait të tij del te përgjegjësit e përdormit të armëve kimike në Siri. Duket se kushtëzimi me largimin e Assadit me gjithfarë mënyrash është minimumi që administrata e vjetër po kërkon në mënyrë që edhe trashëgimia e saj të mos poshtërohet.

Please follow and like us: