Albspirit

Media/News/Publishing

Trump u dha mediave amerikane një mësim të merituar

Sean Hannity 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump iu kundërvu shtypit, duke filluar nga të ashtuquajturit ‘gazetarët’ e  BuzzFeed-it deri tek ata të CNN-it, që e ekspozuan veten si hakera pasi publikuan akuza ta pakonfirmuara dhe plotësisht të pabaza se Trump ka qenë i shantazhuar nga Rusia.

Në konferencën e tij të parë për shtyp nga fitorja  zgjedhore, një orë pasi anëtarët kryesorë të mediave  publikuan raportet e dosjeje të mbushur plotë  me gënjeshtra, Trump sulmoi mediat dhe komunitetin e inteligjencës.

“Një gjë e tillë nuk duhet të ishte shkruar kurrë dhe mbi të gjitha nuk duhet të ishte publikuar –  tha ai. “E gjitha është një lajm i rreme. Kjo janë akuza të rremë. Nuk kanë ndodhur kurrë!

“Unë mendoj se janë një turp – vazhdoi ai – Dhe unë them se…..dhe unë them se kjo është diçka as Gjermania naziste nuk do ta kishte bërë.”

Ai kishte të drejtë. CNN-it dhe BuzzFeed-it duhet t’u vijë turp nga vetja.  E ashtuquajtura “dosje” u shfaq nga hulumtimet e opozitës nga ana e kundërshtarëve politikë të zotit Trump. Ajo kishte qenë atje për disa muaj. Organet e përgjegjshme të mediave qëndruan larg, por CNN-i si pjesë e “ Rrjetit mediatik të Klintonit” nuk mund t’i rezistonte.

“CNN-i ka mësuar se zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane i kanë dhënë informacione presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit Barak Obama javën e kaluar mbi pretendimet e rusëve për të shantazhuar presidentin e zgjedhur, Donald Trump,” raportoi mbrëmjen e  të martës  shefi korrespondentëve të CNN në Uashington,  Jake Tapper.

CNN-i është ende duke mbrojtur shpifjet kundër presidentit të zgjedhur Trump, i cili edhe një herë dëshmon se gazetaria në Amerikë ka vdekur – siç kam qenë duke thënë se që nga viti 2008.

Kur është fjala për shtypin e majtë liberale,  ka një standard tejet të dyfishtë. Ata do të publikojnë histori dhe lajme të rreme rreth presidentit të zgjedhur Trump, por kurrë nuk e kanë marrë mundimin  për të hetuar apo pyetur mbi të kaluarën  shqetësuese të Presidentit Obama.

Mediat e pyetën vetëm një herë të vetme Obaman në lidhje me marrëdhënien e tij me terroristin e brendshëm ,Bill Ayers, edhe pse Obamae  filloi karrierën e tij politike në dhomën e ndenjes së  Ayers.

Obama për 20 vjet, ishte pjesë e kishës  Jeremia Wright, i cili ishte regjistruar në kasetë duke thënë SE “Perëndia do ta **** Amerikën”. Obama në mënyrë të guximshme përqafoi taktikat e aktivistit të  krahut të majtë, Saul Alinsky.

Nëse Donald Trump kishte bërë ndonjërën prej këtyre apo do të kishte ndonjërën prej nga lidhje, do të ishte në faqen e parë të çdo gazete dhe do të udhëhiqte çdo edicion lajmesh për  një muaj rresht. Por CNN-i nuk duket ta kuptojë se sa larg është duke shkuar nga gazetaria  e drejtë dhe e balancuar. Gjatë konferencës korrespondenti tij Jim Acosta ndërpreu Trump në mënyrë të përsëritur.

“Duke qenë se po na sulmoni, mund të na jepni të drejtën e një pyetjeje? Dukë qenë se … “, tha Acosta, duke u përpjekur të merrte fjalën në konferencën për shtyp.

“Organizata juaj është e tmerrshme” – iu përgjigj Trump – Ju shkruani lajme të rreme.”

Media ka dëshmuar vazhdimisht se është e paaftë për ta trajtuar në mënyrë të barabartë presidentin e zgjedhur Donald Trump, ose ndonjë republikan tjetër . Ajo që kemi parë nga CNN-i dhe BuzzFeed-i duhet të shërbejë si një paralajmërim për administratën e ardhshme. Mediat dëshpërimisht donin që Hillary Klinton të fitonte dhe tani që ajo humbi, ato do të përpiqen të shkatërrojnë presidentin e zgjedhur.

President Trump, këshilla ime është t’i  injoroni këta njerëz!

Marrë nga Fox News – Përgatiti SYRI.net

Please follow and like us: