Viza amerikane për Ramush Haradinajn çmend mediat në Serbi
Duket se mediat në Serbi vazhdojnë të jenë të obsesionuara me Ramush Haradinajn. Ai eshte i pranishem ne shtypin serb si për arrestimin, lirimin me kusht dhe vecanerisht vizen amerikane per ish kryeministrin e Kosovës te cilen nuk e kane marre politikane serbe! Sa në “Politikë”, sa në “Blic”, “Tanjug”, Haradinaj duket se mbetet politikani më i urryer shqiptar në Serbi. Por pas lajmit se ambasada amerikane i ka dhënë vizën Haradinajt, mediat serbe janë vënë në “gjueti” me tituj kriminal, shovinist, që janë parë vetëm në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, shkruan lajmi.net. “Po i ec në jetë: Krimineli Haradinaj tani merr edhe vizën amerikane”, është titulli i portalit ‘telegrafi.rs’. Më herët, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, shkruan se për Haradinajn janë paguar para të mëdha nga lobi shqiptar dhe Pacolli që të lirohet nga Gjykata e Apelit në Colmar.