Hoqi kondomin gjatë aktit intim, dënohet nga gjykata
Në një seancë historike, Gjykata Kriminale në Lozanë të Zvicrës ka shpallur fajtor një mashkull me akuzën e përdhunimit pasi hoqi prezervativin gjatë aktit seksual.
Sipas Radio Televizionit Zviceran, gruaja me shtetësi zvicerane dhe burri 47-vjeçar me shtetësi franceze u takuan në Tinder dhe në qershor 2015 patën takimin e parë, si dhe marrëdhënien e parë seksuale. Fillimisht nisën me një kondom, por pastaj 47-vjeçari e hoqi atë, pa i treguar asgjë partneres së tij, e cila e kuptoi në fund të aktit.
Avokatja e viktimës, Baptiste Viredaz, shpjegoi se bërja seks pa kondomë apo mjete të tjera mbrojtëse, ndërkohë që partneri dëshiron t’i përdorë, është një tentativë për përdhunim.
Gjykatësit kanë kërkuar dënimin maksimal për francezin, ndërkohë një vendim i dytë do të jepet në ditët në vijim.