Aeroplani i parë Airbus mbërrin në Teheran
Avioni Airbus A321 mbërriti të enjten në kryeqytetin e Iranit, Teheran, si i pari avion pas nënshkrimit në dhjetor të marrëveshjes mes Iranit dhe Kompanisë Airbus, për blerjen e 100 aeroplaneve.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se ceremonia e dorëzimit të avionit u zhvillua në Tuluzë të Francës, ku ndodhet selia e Kompanisë Airbus. Sipas njoftimeve, kryeekzekutivi i Kompanisë së Aviacionit të Iranit Farhad Parvaresh dhe homologu i tij i Kompanisë Airbus, Fabrice Bregier udhëtuan drejt Teheranit me këtë avion.
Përvec kontratës për blerjen e aeroplaneve Airbus, Irani ka nënshkruar një marrëveshje dhe me Kompaninë amerikane Boeing, për blerjen brenda 10 vjetëve të 80 avionëve. (Du/ Eda Merepeza)
Please follow and like us: