Agron Çalliku: “Ëndrra të vizatuara në qelq” të Preng Macaj
Kurrë nuk mund të gjej fjalën e përshtatshme për këtë njeri që njerëzon me ngjyrat më të bukura të jetës…
Kurrë nuk mund të nxjerr në pah figurën e tij që të lë që nga momenti i parë që e takon e për çdo takim të shfaqet me tërë përkujdesjen e tij ndaj fjalës si një mendimtar që qëmton për paqen duke dashur të marrësh sa më shumë nga gjithçka i thotë shpirti nga poezia që mbart, nga burrëria që tregon, nga serioziteti që u jep çasteve që rri me të…
Kurrë nuk më ka ndodhur në poezitë që kam lexuar gjer më sot që të gjej veten në çdo varg të shkruar me aq filozofi dhe mjeshtëri nga poeti Preng Maca…
Libri i tij i pestë vjen nga 4 libra që janë botuar që herët në kohë…
” Letra pa adresë” është vëllimi i tij i parë në poezi në vitin 2000.
” Koha mes nesh ” vëllimi i tij i dytë , botuar në 2008.
” Duke të pritur ty ” vëllimi i tretë në poezi , botim i vitit 2010.
” Vite pa stine ” tregime e novela, botim i vitit 2013.
Dhe ëndrrat poeti i ka vizatuar në qelq..kush dëshiron ti lexojë ato janë aq të qarta dhe aq domethënëse sa nuk do u lodhje për të marrë mesazhin e saj, por e veçanta është se në këtë mesazh gjen diku vetveten, diku brengën, diku dhimbjen, diku sublimen që poeti e ka të fortë nëpër vargjet e tij…
Veç dy vargje shkruan ai dhe i përcjell botës gjithësine…dhe thotë….
“Kur dikush vret një zog…Patjetër është një ngjarje…
Është kërcënuar liria… Në këtë botë të madhe…
2016 filloi me këtë poet , që jo veç busti i tij e bën krenar dhe të ndjejë krenari për çka ka shfaqur në rrugëtimin e tij, por dhe fjalët plot mençuri që gjithnjë nxjerr ashtu mendueshëm dhe si një mal gjigang të mbro nga erërat e forta, por dhe të sfidon nëse e ke merituar atë…
Poeti ka forcë… Forcën e perëndisë.
Të keqen ta mposhtë…Madhështinë ta rrisë…
Dhe këto dy vargje të miat i shkojnë për shtat këtij poeti dhe tregimtari që do hyj në letërsinë shqiptare si krijues i poezisë shpirtërore dhe i mendimit filozofik…