Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Vuçiç, lideri me duart e përgjakura që akuzon shqiptarët për krime lufte!

Një nga betejat në një vargë të gjatë luftimesh juridike dhe diplomatike sapo u kurorëzua me lirimin (me kusht) të Ramush Haradinajt nga Gjykata Franceze e cila padrejtësisht si dhe për habi edhe të sërbëve, vendosi të zbatojë një urdhër të lëshuar nga Serbia në INTERPOL në vitin 2004 kundër tij.

Reagimet shqiptare dhe ato serbe ishin natyrisht dhe diametrikisht krejtësisht të kundërta, por nga ana jonë ky vendim nuk duhet të sjellë kurrësesi eufori por një plan veprimi konkret për demaskimin e shpifjeve të palës serbe për krime imagjinare lufte kundër serbëve.

Nga të gjitha deklaratat pro dhe kundër lirimit të Haradinajt ajo që bëri më shumë bujë kontradiktore ishte deklarata e personit që pretendon të sjellë ndryshimin në Serbi, Kryeministrit Aleksandar Vuçiç i cili shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij në lidhje me këtë vendim pasi sipas tij kriminelet e luftës duhet të gjykohen për krimet e tyre.

Në këtë pikë kulmore duhet të bëhët një portretizim i hollësishëm mbi profilin e montuar me moderim të Vuçiç i cili si për çudi harron të shkuarën e tij kriminale në mbështetje të gjenocideve kundër popujve në ish Jugosllavi.

Si fillim, Vuçiç ishte një nga vullnetarët më aktiv dhe besnik të ultranacionalistit Vojislav Sheshelj gjatë luftës në Bosnjë por edhe Kosovë. Ishte partia që Vuçiç ishte Sekretar i Përgjightshëm (Partia Radikale Serbe) ajo që kishte përgatitur dhe firmosur nga ana e tij, Kryetarit Sheshelj dhe zv./Kryetar Nikoliç, për spastrimin etnik të Kosovës,  platformë kjo e botuar në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd.

Urrejtja kundër popujve të ish Jugosllavisë dhe kryesisht shqiptarëve dhe myslimanëve arrinte deri aty sa Vuçiç me pathos deklaronte në 1995 që për çdo serb që do të vritet “ne do të vrasim qindra mysliman”.

Ishte pikërisht kjo urrejtje e tij dhe mbështetje ndaj krimeve të luftës për të cilat ai sot flet, që i dhanë atij postin e Ministrit të Informacionit në Qeverinë e Millosheviçit (që ai pretedonte se protestonte kundër) gjatë 1998-99 më një qëllim të qartë: Censurimin e çdo lajmi që njolloste imazhin e përgjakur të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Lidhjet e Vuçiç me qendrimet radikale dhe lidhjet me Sheshelj vazhdojnë edhe pas lufte dhe gjykimin e këtij të fundit nga Gjykata e Hagës për KRIME LUFTE! Konkretisht, në vitin 2005, Vuçiç shprehej ende me fjalë të ngrohta për Sheshelj duke thonë se: “Ai na ka krijuar, ai është dikush me anë të se cilit jemi bërë dikush dhe diçka … Nuk ka asnjë dyshim se ai është një nga udhëheqësit e Serbisë, të cilët historia do të studiojë si një hero i popullit serb”.

Por duket se pikërisht gjykimi i Sheshelj dhe e shkuara i tij si bashkëpunëtor i tij e largonte nga synimi i tij për pushtet dhe kështu ai vendos të shkëputet de jure nga mentori i tij politik por asnjëherë de facto. Më specifikisht, kur Sheshelj u kthye në Serbi pas lirimit e tij me kusht nga Haga për shkak të sëmundjes së tij, Vuçiç ashtu si dhe Nikoliç nuk u treguan shumë të zellshëm për të mbajtur një qendrim të qartë kundër tij pikërisht sepse ishte Sheshelj ideologu i tyre dhe ai që u bë shkak i ngritjes së tyre në pushtet në kohë rekord duke fshirë kështu nga memorja e tyre personale gjithë ato fjalime plot pasion nacionalist dhe dedikimi emocional ndaj lidërit të tyre.

Në fakt ky dyjëzim duket qartë dhe nga deklaratat e Vuçiç. Ai nga njëra anë shprehej se “Nuk ka asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë qeverinë tonë me Vojislav Sheshelj”. Por, nga ana tjetër ai shprehej për gazetarët serb se “Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të Sheshelj. Nuk kam asnjë antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”.

Gjithashtu, ajo që është më e frikshme dhe nxjerr fallço të gjithë teatrin e stisur nga Vuçiç, është fakti që Kryeministri serb jo vetëm që nuk ndaloi aktivitetit politik ultranacionalist tëSheshelj por, gjatë 2016 dakordsoi me të për zgjedhjet lokale të Nishit për të bërë koalicion!

Duke marrë në konsideratë të shkuarën e tij të faktuar por edhe të tashmën e tij të lëkundur pikërisht për shkak të njollosjes së tij me gjakun e të pafajshëmve që partia e tij dhe ai si Sekretar i saj solli, Vuçiç jo vetëm që nuk mund flasë për gjykime të krimeve të luftës, por duhet të heshtë pasi ai vetë duhet të gjykohet i pari për nxitje të krimeve etnike dhe heshtjen e dhunshme dhe të përgjakur të civilëve shqiptar dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, z. Haradinaj pati guximin që të dorëzoi mandatin e Kryeministrit dhe të shkoi vullnetarisht në Hagë dhe në këtë rast dhe për se dyti kur u thirr po në Hagë, dhe sërisht u dëshmua para botës lufta e tij e drejtë dhe e pastër në mbrojtje të kauzës për liri dhe vetvendosje.

Po ju z. Vuçiç jeni të gatshëm për të bërë diçka të tillë? /Përgatiti E.Ç./

Më poshtë një koleksion i pasur mbi të shkruarën “e ndritur” të Vuçiç.

Please follow and like us: