Avokati i Popullit/ PD: Na takon ne ta zgjedhim, Rama ka shkelur marrëveshjen
Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka shkelur marrëveshjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit pas përfundimit të mandatit të Igli Totozanit.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se kësaj radhe i takon PD-së që të zgjedhë Avokatin e Popullit, pasi mandatin e kaluar e zgjodhi Partia Socialiste edhe pse ishte në opozitë.
“Kur ishte Edi Rama në opozitë pati nje marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e Partisë Socialiste. Kjo marrëveshje duhet respektuar dhe propozimi i kandidaturës për Avokatin e Popullit i takon Partisë Demokratike”, thekson Edi Paloka duke folur në emër të selisë blu.
Please follow and like us: