Albspirit

Media/News/Publishing

Binjaket Bush i shkruajnë vajzave të Obamas

 

Binjaket Bush, Jenna dhe Barbara , i shpjeguan Malia dhe Sasha Obamas jetën pas Shtëpisë së Bardhë në një letër të përzemërt  të botuar të enjten.

Presidenti Barack Obama mbajti fjalimin e lamtumirës të martën gati 10 ditë përpara ditës së inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.

Në letrën e tyre, binjakët Bush kujtojnë fëmijërinë  dhe përvojën e tyre në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së gjyshit të tyre, George H. W. Bush.

Më pas Jenna dhe Barbara ishin 18 vjec, kur babai i tyre, George W. Bush, u bë president në vitin 2001, shkruan “International Buisiness Times”

Jenna dhe Barbara u thanë motrave Obama se jeta në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte gjithmonë e këndshme. Ato gjithashtu thanë se Malia dhe Sasha  duhet të shohin përtej kritikave të ashpra të prindërve të tyre dhe presionit të madh që vjen nga të qenit  familja e parë amerikane . Malia ishte 10 vjec kur Obama mori detyrën në vitin 2008, dhe motra e saj ishte vetëm 7 vjec.

Please follow and like us: