Albspirit

Media/News/Publishing

Daily Mail, shkrim për Shqipërinë: Njerëz simpatikë, pamje të bukura

E përditshmja britanike “Daily Mail” pa publikuar një shkrim reklamues për Shqipërinë të shkruar nga Thomas W. Hodgkinson, i cili ka shkruar kryesisht për jugun e Shqipërisë dhe konkretisht Gjirokastrën.

“Pamje e bukur, njerëz simpatikë dhe lirë sa patatinat. Shqipëria është bërë për ta shijuar familjarët”,- është titulli i artikullit të publikuar online.

“A është Shqipëria një vend i mërzitshëm?”- nis shkrimi e më pas vijon:

“Ndërsa udhëtova nga kryeqyteti, Tirana, me gruan time dhe djalin e mitur, ajo që pashë ishte çrregullsia arkitektonike dhe që m’u duk më pak joshëse se e Belgjikës. Pastaj vinin malet. Në fund të shfaqej qyteti i gurtë i Gjirokastrës i shkrirë poshtë malit dhe një kështjellë e madhe imponuese. Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe çmime të lira mund të gjesh kudo në Europë. Gjirokastra ka një pamje ngjitëse me malin bashkuar me kështjellën ashtu si askush nuk e ka menduar”, – shkruhet në të.

Më tej flitet për kalanë e Gjirokastrës dhe detaje nga ky qytet:

“Kalaja është ndërtuar në fillimet e shekullit të 19-të nga mizori Ali Pasha, një guvernator otoman i njohur për shijet seksuale pasi kishte një harem me 300 gra. Mesa duket, 300 nuk e kishin kënaqur sa duhet sa thuhet se ai tentoi të kapte edhe mbesën e tij, por kur ajo e refuzoi ai e vrau. Histori të tilla janë në kontraste me njerëzit që takuam ne dhe pritjen e ngrohtë që na bënë në Gjirokastër”.

“Veliu, pronari i vjetër i hotel “Gjirokastra”, na trajtoi me një mirësjellje të pamasë. Ai nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por djali i tij i ri, Qazimi, i jepte një dorë në përkthim. E merrni me mend gëzimin tonë kur na thanë se dhoma jonë luksoze do të kushtonte vetëm 44 £  nata. Dhoma ishte me tavane druri të gdhendur dhe me orendi antike. Gjirokastra është vetëm 30 km nga kufiri ku mund të shkosh drejt ishullit grek të Korfuzit, ku arrin në më pak se një orë. E bëra edhe unë këtë rrugë. Atje një dhomë do të kushtojë mijëra euro në javë ndërsa në Shqipëri disa qindra. Okazione ka në të gjithë botën. Pazari i Vjetër është një labirint rrugësh dhe dyqanesh që shesin objekte të vjetra dhe antikuarë të kohës së komunizmit. Papritur e kuptuam se po blinim tapetë”,- vijon më tej artikulli.

Gjirokastra është një pikë nisje ideale për të studiuar jugun e Shqipërisë. Një tjetër tërheqje për Gjirokastrën është edhe vendlindja e njeriut të dytë më të famshëm shqiptar pas Nënë Terezës. Enver Hoxha, diktatori komunist që mbajti vendin në skllavëri për 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore. Gjirokastra është shumë afër Butrintit, një pasuri botërore e UNESCO. Më pas është Syri i Kaltër, një vend bukurie për notuesit ku uji i ftohtë del nga thellësia. Është shumë afër Saranda për ata që duan detin dhe bregun apo klubet e natës së Korfuzit. Pjesa më e rëndësishme e udhëtimit tonë në Gjirokastër ishte vetë Gjirokastra. Të huajt e tjerë që takuam ishin njerëz të aventurës.

Këshilla ime? Prenotoni një dhomë sa më shpejt në Gjirokastër para se gjërat të ndryshojnë”,- përfundon shkrimin e saj britanikja “Daily Mail”.

shkrimi

Please follow and like us: