Edi Rama reagon për trenin serb që provokoi Kosovën
Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e djeshëm mes Serbisë dhe Kosovës për trenin që u nis nga Beogradi me destinacion Mitrovicën që do të hynte në Kosovë pa lejen e autoriteteve.
Duke replikuar me qytetarët në Facebook, Kryeministri Rama thotë se incidenti me trenin është manovër politike.
Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:
O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova eshte shtet o mik, nuk eshte krahine e Jugosllavise e me Serbine e lidh vetem ndertimi i te ardhmes se fqinjesise mes dy shteteve, jo e shkuara rrenuese e serbomadhnise!
Serbia do ta vuaje ate te shkuar si makth deri kur ta njohe Kosoven dhe vetem duke e njohur do te shpetoje nga ai makth (qe e shtyn hera – heres ne marrezira si kjo puna e trenit); ndersa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do te vijne nje dite po si zot te vendit s’vijne dot me kurren e kurres. Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver.