Albspirit

Media/News/Publishing

Franca: Propozimi i Trumpit për vendosjen e Ambasadës së SHBA në Jerusalem, me pasoja të rënda

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë sot se propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për ta vendosur Ambasadën e SHBA-së në Izrael në Jerusalem, do të ishte provokim me pasoja tejet të rënda.

“Natyrisht se [është provokim]. Mendoj se ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë,” ka thënë Ayrault për televizionin francez “France 3”, derisa konferenca për paqe në Lindje të Mesme është duke u mbajtur sot në Paris.

Sipas tij rivendosja e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem nga Izraeli, do të prodhonte pasoja të rënda.

“Do të kishte pasoja tejet të rënda, edhe pse kjo nuk është hera e parë që ky propozim gjendet në agjendën e një presidenti amerikan, por asnjëri prej tyre deri më tani nuk e ka marrë këtë vendim,” ka thënë ai.

Please follow and like us: