Albspirit

Media/News/Publishing

Këto shenja tregojnë se një mashkull po dëshiron lidhje serioze!

Për disa çifte, shkojnë javë ose muaj para se ta caktojnë kahjen e lidhjes së tyre. Ndoshta jeni në një situatë ku gjërat kanë filluar rastësisht, por ndjenjat ju kanë pushtuar papritmas.

Ose ndoshta keni qenë për një kohë së bashku dhe tani më nuk ndjeni diçka për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, Cosmopolitan ka përpiluar një listë me shenjat që tregojnë se ai dëshiron të ketë një lidhje më serioze.

I keni takuar miqtë e tij

Nëse ai bën plane që të dilni bashkë me shokët e tij, atëherë duhet të keni në mendje se ai është i dhënë pas jush.

Ju dërgon në restorante për çifte

Nëse e gjeni veten në një restaurant duke ngrënë darkë me partnerin dhe përreth jush ka vetëm çifte, atëherë edhe kjo është shenjë tjetër se lidhja po bëhet më serioze.

Keni fjetur së bashku dhe nuk keni bërë seks

Kur kaloni natën së bashku dhe nuk ndjeheni të obliguar të bëni seks, atëherë kjo është shenjë e mirë. Aq më shumë që ndodh kjo, aq më serioze bëhet lidhja!

Familja e tij ka dëgjuar për ju

Takimi me prindërit e tij është hap i madh. Por, edhe nëse nuk jeni takuar me prindërit e tij, mjafton që ata të kenë dëgjuar për ty.

Please follow and like us: