Albspirit

Media/News/Publishing

Kina: Politika e “një Kine të vetme”, e panegociueshme

Ministria e jashtme e Kinës përsëri hodhi poshtë komentet e presidentit të zgjedhur Donald Trump se ai mund të përdorë politikën amerikane për Tajvanin si mjet negocimi me Kinën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, tha të dielën se politika e “një Kine të vetme” është e panegociueshme. Që nga njohja e Pekinit në vitin 1979, Uashingtoni mban vetëm marrëdhënie jozyrtare me Tajvanin, ishullin vetëqeverisës që Kina e sheh si territor të saj. Që nga fitorja në zgjedhje, zoti Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do ta ndryshojë këtë statuskuo.

“Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri legjitime që përfaqëson Kinën. Ky është fakt i pranuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe askush nuk mund të ndryshojë,” tha zëdhënësi kinez në një deklaratë.

Zoti Trump i tha gazetës The Wall Street Journal në një intervistë botuar të premten se “çdo gjë do të negociohet, duke përfshirë politikën e “një Kine të vetme.”

Intervista është një shenja tjetër se zoti Trump mund të trondisë lidhjet SHBA-Kinë, veçanërisht për çështjen e Tajvanit, të cilën Kina e konsideron një interes kombëtar thelbësor.

Please follow and like us: