Mesazhi prekës i babait të Ergi Dinit: “Çfarë heroizmi ka bërë Uarda Çota, ‘sex-bomba’ e amnistisë që fitoi lirinë?”
I ati i talentit në muzikën shqiptare, Ergit, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident me motorë, Dashamir Dini i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani me fjalë prej një prindi të lënduar në lidhje me lajmin që bëri më shumë bujë dje në media, pikërisht lirimi nga burgi i 28 vjeçares, e cila dy vite më parë i moti jetën djalit të ish zëvendës ministrit të Brendshëm.
Por me të drejtë ky reagim, vjen nga gjithçka që u raportuar dje në media për Uardën, ku ajo ç’ka i preku të gjithë, edhe familjarët e viktimës 12 vjeçar që nuk jeton më, ishte mungesa e një ndjese publike dhe një mesazhi për të rinjtë që ngasin makinën më mënyrë të papërgjegjshme nga vetë Uarda, që tashmë e presin pushimet ne Dubai.
Reagimi
AMNISTIJA,UARDA ÇOTA DHE DREJTESIJA E ABUZUAR…
Dy fjale prej prindi,per prindin
Ylli Manjani,Minister i Drejtesise.
Zoti Ylli Manjani,çfare heroizmi ka bere vrasesja Uarda Çota,amnistimi nga burgu i te ciles u shoqerua me gjithe kete entusiasem mediatik?!
Si eshte e mundur qe pa kryer as gjysmen e denimit per vrasje ne gjendje te dehur tek i grahte makines tej shpejtesise se lejuar,ajo lirohet?!
Zoti Minister!Mos keni harruar se ajo vrau nje qenje te pafajshme,nje femije qe lumturohej duke shetitur ne makine me te jatin.
Si eshte e mundur qe ajo guxon te dale si “Sex-bomba” e publicitetit te kesaj amnistije dhe jo si nje e penduar qe ben thirrje kunder perdorimit te alkolit dhe shpejtesise…Fenomene te cilat marrin aq shume jete njerzish tek ne?!
Zoti Minister!Kam lexuar me vemendje dhe shqetesim fjalet e saj thene gazetareve,nen entusiazmin e panjerzishem te familjareve.
Mora informacion dhe per faktin e shpallur publikisht nga familjaret ,se asaj i eshte prere bileta per Dubai dhe kuptova se drejtesija dhe sistemi i riedukimit kane deshtuar,se paku ne kete rast.
Tek kjo vajze nuk vura re asnje pike pendimi,apo brejtje ndergjegjjeje,per viktimen e saj,per vesin e pirjes se alkolit dhe mungesen e pergjegjesise ne vozitjen e automjetit.
Kuptova qe ajo s’kishte reflektuar,as mesuar asgje nga gjithe drama qe shkruajti me gjakun e nje femije dy vjet me pare.”Rilindja ” e saj konsistonte thjeshte me daljen nga burgu dhe jo me reflektimin moral dhe human te saj….
Zoti Minister!Zonja,zonjusha,apo heroina e amnistis suaj Uarda Çota “rilindi”,duke dal nga “ferri” i burgut dhe shpejt do udhetoje per ne “parajsen” e Dubait….
Po prindrit e viktimes se saj engjellore,kush do t’i amnistoje nga dhembja dhe hidherimi i perjetshem?!
Ju jeni prind vete.Hamendeoini per pak!.Uroj qe kurre te mos e provoni!