Albspirit

Media/News/Publishing

Pentagoni fton “hackera” për të zbuluar defektet në rrjet

Shteti amerikan ka ftuar një grup “hacker”-ash për të testuar sigurinë e 5 site-ve të Pentagonit.
Interesant është fakti se ekspertët e kontaktuar arritën të gjenin plot 138 të meta brenda një muaji.
Këtë gjë e ka zbuluar sekretari i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ashton Carter.

1410 ekspertë amerikanë të informatikës aksesuan në programin “Hack the Pentagon”. Në një muaj dërguan 1189 sinjalizime dobësie, prej të cilëve 138 të cilësuara si të meta.

Më i miri ndër “hacker”-at, i cili arriti të gjejë më shumë probleme, fitoi plot 15.000 dollarë prej 75.000 të vëna në dispozicion si shpërblim.

Nëse do të kishin përdorur procedurat normale do të kishte kushtuar më shumë se 1 milion dollarë.

Please follow and like us: