Albspirit

Media/News/Publishing

Qentë le të lehin për za(ga)rët, po karvani ku po shkon?!

Nga Anri Bala

Një debat i paparë ndonjëherë ka nisur në mes analistëve të mërzitur me analistët e shitur. Fjalor kaq i “mrekullueshëm”, me të gjitha ngjyrat dhe dialektet nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Qentë shanin zagarët, zagarët vraponin pas koneve, bythlëpirësit shanin ish-brekëgrisurit, bllokmenët katundarët dhe të gjithë qanin për karriget e milonave të humbur.

Më thënë të drejtën u ndjeva keq kur dëgjoja këtë lukuni gazet(qyqa)rësh që nuk e dija se ishin kaq “qyqar” dhe që e meritonin keqardhjen.

Debati ka filluar dhe petët e lakrorit ende nuk janë hapur… sapo ka nisur zbulimi. Në fillim po tregojnë të palarat e njëri tjetrit, megjithëse kryetutori prapa kuintave po i këshillon, që të bërtasin por të mos flasin, sepse të përçarë nuk i’u dëgjon askush dhe nuk i vjen keq askujt! Këta gogola nuk trembin dot as zogjtë e arës, por nuk ke çfarë t’i thuash hijes, pse mburret i marri me të?

Nuk besoj se ekziston një media e vetme në shërbim të Ramës, vetëm nëse ai i ka “kapur” për t’i a bërë “dhuratë”… Metës.

Nuk besoj se Ramës i bie ndërmend për Shku-llak e Artur, për Lela e Anda sepse nëse do të ishte kaq i trembur, do flisnim dhe ata për kockat e hedhura prej tij. Natyrisht që edhe ai ka kusuret e tij si çdo shtetar që edhe gabon, por kurrë s’do mund ta ulte pjacën të merrej me gazetar aq tepër të dyshimtë. Nuk dua të bëj avokatin e askujt, por prokurorin kundër të poshtërve e dua, megjithëse nuk kam fuqi.

Dihet botërisht se Rama me të ardhur në pushtet mbylli gazetën “Zëri”, kur të gjitha partitë politike në botë kanë gazetën e tyre partiake. Edhe Shqipëria nuk bën ndonjë ndryshim. Sot shumë parti kanë gazetat e tyre print dhe on-line, të padeklaruara, të pasiguruar, me financime të dyshimta dhe as që kanë në mendje t’i mbyllin.

Mirëpo Andi natyrisht, që ka nostalgji për kohët e kaluar me shokun Sali, sepse kanë kujtime të bukura në Paris. Shumë i guximshëm dhe nostalgjik, për të na kujtuar ditë të zeza për mediat, që unë nuk i kam përjetuar, por do të doja të mos i’u a kisha dëgjuar as emrin.

Andi është zemërmirë, i vjen keq për parat e krimit. Andi e ka humbur, Andi ishte bllokmen, Andi është pasunar, por i ka hyrë tmerri i asaj që po i afrohet. Tani nuk do jetë askushi në profesionin e tij, sepse nuk do t’i hyjë në punë askujt, shpifja dhe bythlëpirja këmbadorasi.

Gazetar milionash, do të kisha dëshirë të isha dhe t’i kisha edhe unë, por nuk jam dhe nuk do t’i kem kurrë, me këtë profesion. Nëse do t’i kisha, nuk kam si të jem gazetar, por më e pakta një tregtar shkarravinash, të lyra me ngjyrat që dëshiron porositësi.

Gazetari është profesion fisnik, etaloni i revoltës kundër çdo gjëje të keqe. Informimi i saktë dhe real është detyrë për këdo që e quan veten gazetar. Në të kundërtën, ti nuk je gjë tjetër veçse i “ndyri gënjeshtar”. Por ky është vendi i çudirave, ku i drejti është çirak, gënjeshtari është usta, punëtori është pabuks dhe dembeli milioner, e ndershmja është prostitutë dhe prostituta plot me ndere.

Ndaj po ulurasin dhe qajnë fallxhorët, sepse çudia po mbaron dhe magjitë e tyre nuk po funksionojnë. Nuk është shaka të humbasësh rrogat milionëshe, që të njëhësuara në vlerë janë sa paga vjetore e presidentit të Amerikës.

Si mundet një aktor me emrin Zheji, një shpifës me emrin Shkullaku, një oficer me emrin Babaramo apo një koleg i tij me emrin Alfred apo Bushat, Bejte, e Saimir, të marr një pagë prej 10 mijë dollarësh në muaj, në Shqipëri?! Paga marramendëse, pa bërë asgjë, sa dhe profesionistët më të njohur në mediat botërore do ta kishin zili.

Çfarë prodhojnë?! Kush është matësi i punës së tyre? Përse të njëjtit rronxhobonxho? Përgjigjia është një dhe e vetme. Shërbëtor të së keqes, mjeshtra të aktrimit në deziformim dhe bythlëpirës dhe puthadorës të të poshtërve”, grabitje me anë të mashtrimit.

“Të mërzitur” si të persekutuar nga të “shiturit” e bandës, Sandri dhe Çili, ish pronarët apo tutorët e tyre dhe kjo varet nga shërbimet që i’u kanë bërë, tani kanë filluar luftën. Të mërzitur për të tjerët, kur duhet të mërziten për vete, që i’a kanë shitur shpirtin shejtanit…. atij që kurrë nuk guxojnë t’i a përmendin as emrin, qyqarët e kanë gjetur fajtorin.

Me në krye Artu’n, të gjithë bashkë dhe kundra njëri tjetrit, në mbrojtie të padronit të tyre, që i krehin bishtin dhe ai “fërkon gishtat”, po luftojnë me mullinjt e erës, sa edhe Sanço Panço do i ngatërronte me zotërin e tij.

Secili prej tyre është i kënaqur për atë që i’u ndodhi anëtarëve të bandës, sepse tashmë kanë për çfarë të lehin: Për “të zezën” që i gjeti dy media, në mes qindrave, që nuk do drejtohen nga dy konellapsa të “zërit kritik”, vetëm me një kord… kundër Ramës.”

Natyrisht, ditë më të zeza na presin dhe gazin do ta ulin shumë shpejt këto shkarravitësa, të pagëzuar vetë gazetar, nga vetingu që duhet të filloi për të gjithë pronarët e dyshimt të mediave, mashtruesit antishtet, donatorët e tyre, gjobëvënsit, sekserët dhe përfituesit. Histori të reja, të nxjerra nga sunduqet e vjetra do dëgjojmë! Shenjestra që kanë gjetur, një bumerang për secilin prej tyre.

Qentë le të lehin për za(ga)rët, por bëjnë mirë të qajnë karvanin, që nuk dihet se ku do përfundoi./Zathur.net/

Please follow and like us: