Albspirit

Media/News/Publishing

Shkatërrimi i planetit, disa femra nuk duan të bëjnë fëmijë

Duket dramatike, por është reale. Mënyra se si jetojmë ne sot në Tokë bën që planeti të mos përballojë më tepër njerëz.

Ndryshimet klimatike janë reale dhe po përkeqësohen dita-ditës. Në shtatorin e këtij viti, niveli i karbonit të lëshuar në atmosferë ka qenë në përmasa të frikshme, çfarë ka alarmuar shkencëtarët se pas disa vitesh, nëse vijohet e njëjta situatë, bota do të futet në një spirale të frikshme.

Në bazë të studimeve të kryera, brezat e ardhshëm do të jenë ata që do ta vuajnë më tepër këtë fakt.

Kjo situatë shoqërohet me pesimizmin e femrave për të lindur fëmijë, sepse e shohin botën të zymtë në të ardhmen dhe pa shpresë për fëmijët e tyre.

“Për çdo fëmijë të lindur, niveli i karbonit të çuar në atmosferë është në shifrat 9441 m2”,- thotë Stefanie Weiss, shkencëtare e Universitetit të Nju Jorkut.

Në bazë të studimit, këto të dhëna mund të ndikojnë tërthorazi te psikologjia e vajzave të reja për ta parë botën si të pasigurt dhe me dyshim për të bërë ose jo fëmijë në të ardhmen.

Kjo është një e dhënë e frikshme, që përpos zymtësisë së të ardhmes mund të përkeqësojë edhe nivelin e lindjeve përqark globit.

Please follow and like us: