Shkencëtarët gjejnë “çelësin”, si ta zbulosh nëse do lindësh djalë apo vajzë
Shkencëtarët bëjnë një zbulim te rendesishem që mund të ndihmojë të përcaktoni gjininë e fëmijës suaj qe heret.
Gratë e moshuara tregojne gjithnje metoda se si mund ta parashikosh kete, por zbulimi i fundit shkon nje hap më tej.
Femrat që janë duke u përpjekur për të mbetur shtatzanë dhe që kanë presionin e lartë të gjakut kanë më shumë gjasa që të lindin një djalë, sugjeron hulumtimi i ri.
Gratë mund të kontrollojë nëse do te kenë djalë apo vajzë duke parë levizjen e presionit te gjakut para konceptimit.
Tani shkencëtarët besojnë se presioni i gjakut mund të mbajë çelësin e parashikimit te gjinise se femijes.
Studimin e ka bere një ekip mjekesh në Toronto, Kanada, te cilet kane gjetur se gratë me presion të larte të gjakut kishin rreth 45 për qind më shumë gjasa që të lindnin një djalë se sa femrat me presion më të ulët te gjakut.
Dr Ravi Retnakaran, hulumtuesi kryesor, tha se gjetjet e tyre “tregojnë se presioni i gjakut i gruas para shtatzënisë është një faktor i panjohur më parë që është i lidhur me gjasat e saj për të lidnur djalë apo vajzë”.