Albspirit

Media/News/Publishing

Si e komenton Sali Berisha ndalimin e trenit të Serbisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndalimin e trenit provokues të Serbisë në kufirin e Kosovës. Me një koment të shkruar në rrjetet sociale, Berisha thotë se “treni i Serbomadhisë është një provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit”.

“Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe “Kosova eshte Serbi” dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves!” – shkruan Berisha.

Please follow and like us: