Spicer: Raporti për takimin Trump – Putin është gënjeshtër
Sean Spicer, ndihmës i afërt i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka hedhur poshtë një raport të publikuar, se planifikohet një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Islandë, që do të ishte udhëtimi i tij i parë i jashtëm si president.
Zoti Spicer, i cili do të jetë zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pasi Trump të inaugurohet më 20 janar, mbrëmë në rrjetin Twitter ka shkruar se raporti i gazetës londineze, Sunday Times, se Trump u ka thënë zyrtarëve britanikë se planifikon takim me Putinin, “nuk është i vëretë dhe se raporti është 100% i rrejshëm”.
Sunday Times ka raportuar se samiti do të mbahej në kryeqytetin Rejkjavik në Islandë. Mediat e tjera, përfshirë kompaninë Bloomberg, po ashtu, kanë shkruar për takimin Trump – Putin në Islandë, bazuar në raportin e Sunday Times.