Thaçi, mesazh Serbisë: Shpresoj se e morët mësimin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se shpreson që Serbia ka marrë një leksion, kur bëhet fjalë për provokimet.
Reagimi i Thaçit ka ardhur pas veprimeve të djeshme të autoriteteve serbe të cilat kanë nisur një tren në drejtim të Kosovës me mbishkrime provokuese, dhe ndalesës së bërë nga autoritetet në Kosovë.
“Shpresoj se leksioni u kuptua nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Please follow and like us: