Vajzat bionde, mjeshtre të gënjeshtrave
Posaçërisht gënjejnë lidhur me marrëdhënien me ish-partnerin, si edhe për numrin e partnerëve seksualë të cilët i kanë pasur.
Djelmosha, ruajuni nga biondet! Do t’ju gënjejnë sapo të hapin gojën!
Shkenca ka treguar që femrat dëshirojnë të gënjejnë. Dorën në zemër, vetëm herë pas here dhe vetëm lidhur me disa gjëra.
Hulumtimi të cilin e ka zhvilluar një kompani e kujdesit për flokët, ka treguar që damat i gënjejnë partnerët e tyre për ndjenjat ndaj të afërmeve (anëtarëve të familjes, miqve).
Femrat gjithashtu nuk tregojnë sa kanë shpenzuar kur blejnë gjëra për t’u zbukuruar, kurrë nuk do të tregojnë sa kilogramë peshojnë, madje nuk tregojnë se a kanë tradhtuar në lidhjet e kaluara.
Çdo e njëzeta femër ka pranuar që fsheh se cilin numër të rrobave bart dhe sa gota alkool i pi gjatë javës, ndërsa çdo e pesëdhjeta pranon që partneri i saj as që e di se sa vjet ajo vërtet i ka.
Anketa zbulon, gjithashtu, që biondet janë shumë të shkathëta kur gënjejnë, shumë më mirë se ato me flokë ngjyrë gështenje dhe zeshkanet. Gënjejnë posaçërisht lidhur me raportet të cilat i mbajnë me ish-partnerin, si edhe për numrin e partnerëve seksualë na e kaluara.
Më besniket janë damat me flokë të thinja: 41 për qind e tyre kanë thënë që çdo gjë ia tregojnë partnerit.
Me kalimin e viteve dhe me arritjen e përvojës, është e qartë që femrat heqin dorë nga “gënjeshtrat e vogla të përditshme”.