Albspirit

Media/News/Publishing

Vedat Ademi: Pse e lashë Shqipërinë

Këngëtari Vedat Ademi po përflitet se është larguar nga Shqipëria, duke nisur jetë të re në SHBA me familjen, bashkëshorten Dorela dhe djalin e tyre Jonart.

Realizimi i dy videoklipeve “Bën ftohtë” dhe “Më mirë me zemër” në distancë, i ka përforcuar dyshimet, por artisti rrëfen të vërtetën e tij në një intervistë për gazetën “Panorama”. “Kam dëgjuar të flitet për këtë pjesë. Nuk jam larguar përgjithmonë, ashtu siç nuk do të largohem nga muzika. Pavarësisht se ku ndodhem fizikisht, publikut tim nuk do t’i mungoj asnjëherë. Angazhimet e mia në SHBA janë familjare dhe profesionale. Jam duke punuar në disa projekte në të njëjtën kohë”, ka thënë ai.

Please follow and like us: