Albspirit

Media/News/Publishing

‘WikiLeaks’: Republikanët që ‘prenë në besë’ Trump dhe bashkëpunuan me Clinton

Informacione e reja që vijnë nga WikiLekas që  trondiin Republikanët.

Në një Email dërguar nga John Podesta për Huma Abedin (ndihmësja më e afërt e Hillary Clinton) , i shpërndarë nga ëebsite ivenstigativ, tregon se disa republikanë  ishin në listën e pagesave nga Hillary Clinton.

Email-i i nisur në korrik të këtij viti, përshkruan se si janë shpërndarë fondet nga fushata e Clinton te  republikanët e njohur  Jeb Bush, Carly Fiorina, dhe John Kasich, të cilët “prenë në besë” Donald Trump,

“ Jeb Bush, Carly Fiorina, dhe John Kasich do të qëndrojnë deri diku në heshtje gjatë pjesës së mbetur të  fushatës. Secili do të marrë nga buxheti i lejuar për publicitetin. HRC po vëzhgon me lupë dhe ka biseduar me të tre këta persona. Vetëm vëzhgoni”, shkruante një pjesë e emailit.

Një tjetër email që përshkruan sipërfaqësisht, por që nuk i drejtohet dikujt me emër, thotë se Fondacioni Clinton ka ftuar disa Republikanë kyç për t’i “dhënë një dorë” agjendës së Clinton.

Image

Please follow and like us: