Albspirit

Media/News/Publishing

’45 milionë dollarë’, djali i Soros, donatori më i madh i Clintonit

 

Alexander Soros, djali i miliarderit liberal George Soros i cili vepron si partner në menaxhimin e “Soros Brothers Investments”, është sipas mediave amerikane donatori më i madh i fushatës presidenciale të demokratëve me në krye Hillary Clinton. Djali i një prej njerezve më të pasur në botë mësohet se ka dhënë  4,5 milionë dollarë për fushatën e demokratëve në vitin 2016. Donacioni i dhënë nga Alexander këtë vit është më i larti në historinë e familjes Soros, shkruan “The Washington Free Beacon”. Alexander i dha 127,800 dollarë fushatës Senatoriale Demokrate dhe 133,400 dollarë Korpusit të Shërbimit të Komitetit Kombëtar Demokrat. Dhjetëra mijëra i janë dhënë gjithashtu Partisë Demokrate në gjithë vendin, që nga Illinois, Nju Meksiko,  Wisconsin, Louisiana, Nevada, Teksas, Oregon, Virxhinia, dhe Pensilvania. Maxhoranca në Senat dhe komitetet e ish- senatorit Harry Reid ishin ato që morën më shumë para “cash” nga djali i George Soros.

Please follow and like us: