Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet pas 17 ditësh terroristi që vrau 39 persona në Stamboll

Është arrestuar autori i sulmit me armë zjarri në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll, në natën e ndërrimit të viteve, që ka lënë të vdekur 39 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Mediat turke raportojnë se ai është arrestuar në Stamboll, pas një operacioni policor.

Abdulkadir Masharipov mësohet se është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt.

Masharipov, i cili më 31 dhjetor vrau 39 persona, po kërkohej prej 17 ditësh nga policia turke.

Please follow and like us: