Albspirit

Media/News/Publishing

BEBE REXHA: KUR ISHA 19 VJEÇE U NGACMOVA SEKSUALISHT NGA NJË PRODUCENT I NJOHUR

Bebe Rexha nuk është ylli i parë femër e cila akuzon publikisht producentët meshkuj me të cilët ato punojnë për së afërmi dhe të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme.

Për më pak se 12 muaj këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë e famshme, Bebe Rexha, ka arritur të futet në top 10-shën botërore me këngën “In The Name of Love”, krahas super-producentit Martin Garrix.

Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e njohur Nicki Minaj për singlin e saj “No Broken Hearts” si dhe ka qenë protagoniste e MTV European Music Awards, transmeton Koha.net.

Por, 27 vjeçarja nuk kishte bërë vetëm kaq, shkruan “The Sun”. Për dhjetë vitet e fundit ajo ka punuar pa lodhje prapa skenave si një kompozitore.

Në fakt, Bebe është talenti prapa disa prej hiteve më të mëdha të viteve të fundit, duke përfshirë hitin “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas, me të cilën kanë fituar çmimin Grammy, hitin “Hey Mama” të David Guettas, si dhe “Me, Myself and I” të G-Eazys.

Hyrja e saj në industrinë e muzikës në një moshë të re nënkupton se ajo tashmë është e vetëdijshme për anët e errët të kësaj industrie, përcjell Koha.net. Ajo ndau një histori të hidhur me “The Sun”, duke treguar se gjatë kohës kur ishte duke punuar me një producent të njohur, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbulojë, ai e ka provokuar seksualisht kur ajo ishte 19 vjeçe.

“Ai i ka bërë masazh këmbëve dhe shpinës time dhe kur më thërriste në celular më pyeste ‘Çfarë ke veshur tani?’”, tha Rexha për “The Sun”. “Por [ekipit tim të vjetër] nuk i ka interesuar fare kjo gjë pasi që ai ishte një producent i madh”.

“Në një moment kur unë isha në studio, u ndjeva sikur ishte shumë e rrezikshme, pasi ai ishte së bashku me të gjithë shokët e tij. I thashë se është një maskara dhe se më trajton në mënyrë të papërshtatshme. Dola jashtë, e mora veturën dhe thjeshtë kam ikur”, përfundoi ajo.

Bebe Rexha nuk është ylli i parë femër e cila akuzon publikisht producentët meshkuj me të cilët ato punojnë për së afërmi dhe të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme.

Në tetor të vitit 2014, pop ylli i njohur Kesha ka ngritur padi duke u ankuar se ajo ishte abuzuar seksualisht nga producenti Dr Luke, emri i plotë i të cilit është Lukasz Gottwald, me të cilin ajo ka pasur kontratë kur ishte 18 vjeçe.

Please follow and like us: