Blac Chyna e mban premtimin
Blac Chyna u zotua se përmasat e trupit të saj si ka qënë para shtatzënisë do të ktheshin shumë shpejt, duke postuar një foto nudo. Ajo solli në jetë vogëlushen Dream më 10 nëntor, dhe ka dokumentuar rënien në peshë për dy javë, për fansat e saj në rrjetin social.
“17 kg është shumë larg. 10 kg të humbura deri tani. Objektivi të bëhem 58 kg”, shkruan e fejuara e Rob Kardashian në postimin në Snapchat.
Blac, emri i së cilës është Angela Renee White, mori plot 27 kg gjatë shtatzënisë dhe në foto duket fiziku i saj që është dobësuar.
Dhjetë ditë pas lindjes së Dream, Chyna tha se kishte shkuar nga 87 kilogram në 77. Megjithatë gjatë shtatzënisë ajo është shprehur se nuk e ka fare problem që ka marrë kaq shumë peshë.