Ferrari gati të afrojë djalin e Schumacher
Ferrari ka nostalgji për mbiemrin Schumacher dhe kjo duket qartë me synimin që drejtuesit e skuadrës kanë për të afruar djalin e legjendës “kokkuqe” Michael Schumacher në skuterinë italiane.
Vitet e fundit Ferrari nuk ka qenë në lartësinë e emrit dhe për të kthyer prestigjin e dikurshmëm, kërkon që të ulë në kolltukun e pilotimit Mick Schumacher. Mick ka ndjekur rrugët e të atit dhe këtë sezon në moshën 17-të vjeçare do të marrë pjesë në garat e Formula 3.
Për “Gazzetta Dello Sport”, menaxheri i Akademisë “Ferrari”, Masimo Rivola, ka deklaruar se po e monitorojnë me vëmendje progresin e Majk Shumaker.
“Natyrisht që po e ndjekim me vëmendje. Këtë vit do të kemi mundësi ta monitorojmë edhe më shumë, pasi do të ketë si shok skuadre pilotin e akademisë sonë”, tha Rivola, i cili, në lidhje me një të ardhme të Majk te makina “kokëkuqe”, shtoi: “Unë nuk e di se çfarë do të vendosë Mik, por nëse do të pranojë të vijë te ne, do t’i shtrojmë qilimin e kuq. Duket qartë se është i kujdesshëm dhe i duhet të menaxhojë edhe presionin e madh të mediave, pasi është djali i Mikael Shumakerit”.