Albspirit

Media/News/Publishing

Greqi, gjendet qyteti i humbur

Arkeologët kanë zbuluar një qytet 2500-vjeçar në Greqi. Shkencëtarët e universiteteve të Gothenburgut dhe Bournemouth kaën eksploruar mbetjet e fshatit të quajtur Vlochos, 300 km në veri të Athinës.

Teksa disa nga mbetjet ishin njohur më parë, ishin konsideruar si një pjesë e parëndësishme e një vendbanimi në një kodër, thotë kreu i skuadrës Robin Ronnlund.

“Një koleg dhe unë erdhëm në këtë zonë në lidhje me një tjetër projekt vitin e kaluar, dhe gjetëm një potencial të mirë. Fakti që askush nuk e kishte eksploruar kodrën më herët është një mister”, thotë Ronnlund.

Gjatë javëve të para të kërkimit në shtator ata gjetën një poçe të vjetër dhe disa monedha që datonin rreth 500 vjet para Krishtit. Kërkimet nuk do të bëhen më me gërmime për ta shmangur dëmtimet, por me radar.

Ronnlund tha se qyteti ka lulëzuar rreth shekullit të tretë dhe të katërt para Krishtit, para se të braktisej, ndoshta për shkak të pushtimit romak të zonës

Please follow and like us: