Ish-deputeti socialist: Si duket Kuvendi me syrin e Ben Blushit!
Reagimi i fortë i kreut të LIBRA, Ben Blushi, për nisjen e seancës së parë plenare për vitin 2017, ka tërhequr jo pak vëmendje në radhët e politikës. Në një përshkrim në rrjetet sociale, Blushi demaskonte të gjithë deputetët “memecë”, që sipas tij, gjuhën e fusin në xhep dhe paratë në gojë.
Ndërsa e krahasonte parlamentin shqiptar me një palestër, ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjnë mesazhe me vajin e PD, etj. Këtë përshkrim e sjell të plotë në rrjetet sociale edhe ish-deputeti socialist Marko Bello.
Si duket Kuvendi me syrin e Ben Blushit
“Nganjëherë duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjnë masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me biçikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilaçe, energji, ushqime dhe taksa…”.