Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-juristi i CEZ: Ka nje plan per vrasjen time

Po merr dimensione të rrezikshme zbardhja e aferës së CEZ, teksa paralajmërohet se mund të ketë dhe ndonjë viktimë nga kjo aferë.

Ish-­juristi i CEZ, Romeo Karaj, ka folur pas akuzave nga deputetja e PD­-së, Elmazi, se ai është i çmendur dhe se ka tentuar të vrasë veten dy herë, ndaj s’duhej marrë në konsideratë deklarata e tij për CEZ.

Mirëpo Karaj thotë se kjo është shpifje dhe se PD tenton ta paraqesë atë me çrregullime mendore, duke ngritur dyshime për një skenar për eliminimin e tij.

“Shpifja se unë paskam tentuar dy herë vetëvrasjen është pjesë e një skenari për një vrasje të mundshme timen në të ardhmen, duke ngritur alibinë e vetëvrasjes.

Pra është kercënimi i radhës.

Do t’i shkoj deri ne fund kesaj cështjeje, si dhe kërkoj publikisht të zbardhë cështjen, si dhe ate te rruges Durres­Kukes­-Morine”, thotë Karaj, tha për Shqiptarja.com.

“E kuptoj dëshirën e tyre për të më parë të çmendur, por shumë vetëm shpejt do të çmenden vetë.

Jam gati për çdo lloj ekzaminimi mjekësor. Një çmenduri e imja u bën punë shqiptarëve.

U sugjeroj edhe atyre që më kanë akuzuar që të ekzaminohen për kleptomani.

Çmenduria ime e vetme është drejtësia dhe këmbëngulja për ta vendosur atë”, shprehet Karaj.

Please follow and like us: