Albspirit

Media/News/Publishing

“KATHIMERINI”: Baraspeshat dhe lidhjet e reja

Edicioni online i gazetës greke ”Kathimerini” i ka kushtuar një analizë gjendjes politike në Maqedoni, me titull “Baraspeshat dhe lidhjet e reja në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”. Sipas kësaj gazete, Maqedonia ka “kriza të brendshme etnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, që kërcënon të shkaktojë pasiguri paszgjedhore në vend”. “Kathimerini” përmend edhe Deklaratën politike të partive shqiptare, si kusht për formimin e qeverisë së re, ndërkaq shton se as Gruevski dhe as Zaevi nuk mund të bëjnë qeveri të vetëm, prandaj u duhen votat e shqiptarëve.

Për “Kathimerini”, plani i shqiptarëve është sfidë për sllavomaqedonasit, duke e cilësuar si një kontestim të themeleve të “karakterit maqedonas” të shtetit.

Please follow and like us: