Një analizë për të ardhmen e LSI
avrosh Levonja
Në një shikim të parë të krijohet përshtypja se kryetarët e partive, natyrisht atyre që kanë peshë në jetën politike shqiptare, janë të vetmit të interesuar që zëri i antarëve të thjeshtë të këtyre partive të mos dëgjohet duke bërë që gjithcka të vendoset në kupolë. Kjo është një mënyrë efikase për të përjetsuar të qenët e tyre në krye të formacioneve politike që drejtojnë.
Mirëpo, sikur gjithcka të ishte në dorë të kryetarëve, kjo do të përbënte një të keqe të vogël, pasi kryetari, në momëntin që bëhej i padëshërueshëm mund të shkarkohej nga forumet e partisë, qoftë edhe me ndonjë “puç pallati”, fjala vjen duke inicuar një proces shkarkimi në mungesë të tij. Një kryetar i plotfuqishëm kam përshtypjen se u intereson më shumë dinjitarëve të lartë të partive, të cilët kanë arritur deri në majë të tyre vetëm duke i mbajtur “iso” leader-it suprem, duke mos i lënë të marrin frymë ‘heretikët”, duke goditur pa mëshirë këdo që merr guximin të bëjë publike ndonjë platformë të ndryshme nga ajo e kryetarit, shkurt duke shikuar në drejtim të tij sa herë u bie rasti të vendosin me votën e tyre.
Gjithë kjo vetëm e vetëm për të fituar mbështetjen e kryetarit duke synuar që ky i fundit t’i klasifikojë në radhën e besnikëve të tij. Kështu ka ndodhur dikur në PD-në e Berishës, ku asnjëri nuk merrte guximin t’i kundërvihej leader-it demokrat sa herë që ky kishte shënjestruar të pabindurin e radhës deri sa u vinte radha atyre. Dhe pothuajse të gjithë këta tani dijnë të flasin kundër Berishës duke reklamuar “dissensin” e tyre kundër tij. Janë politikanë të kësaj kategorie të cilët nuk e kanë për gjë të vihen në pozitën e karagjozit duke lëpirë atë që kanë pështyrë, të votojnë pro abnsurditeteve antistatutore etj, sa here u a kërkon interesi i kryetarit sic po ndodh aktualisht në PS.
Megjithatë, jo gjithcka përfundon me kaq. Këtyre u duhen shtuar dhe kryetarë e deputetë partish pa peshë që falë koalicioneve sigurojnë një mandat deputeti, ku PS e PD bëjnë kurban ndonjë demokrat a socialist të devotshëm që ka punuar për elektoratin e tij, vetëm për të emëruar deputetë ndoca kokrra nga aleatët mikroskopikë. Mandati i deputetit apo dhe ndonjë karrike zv/ministri a drejtori në ndonjë kabinet bën që këta deputetë produkt koalicionesh të marrin guximin t’u kërkojnë llogari deri dhe partnerëve më të mëdhenj, partneriteti i të cilëve është vendimtar për koalicionin.
Disa ditë më parë një deputete e emëruar nga PD, por që më pas kalon në krahun e koalicionit të majtë, i kërkonte llogari kreut të LSI, Ilir Meta që pse nuk deklaron nëse do të jetë pjesë e koalicionit apo jo. Për atë që ka haber nga normalpolitika qëndrimi i LSI është një qëndrim sa i urtë dhe realist. Për cdo forcë politike është e domosdoshme të masë forcën e saj gjë për të cilën testi më i mire janë zgjedhjet. Por konkurimi nën siglën e një koalicioni parazgjedhor të privon nga një mundësi e tillë.
Dhe për LSI, tashmë një parti e kosoliduar dhe me një fizionomi të qartë, nuk përjashtohet mundësia që të konkurojë e vetme dhe pas zgjedhjeve të marrë rolin që do i diktojë rezultati i tyre. Për më tepër kur edhe në qarqe të shumta parashikohet një rritje tjetër e saj, gjë që e bën edhe më përcaktues rolin e LSI në cdo koalicion që do të krijohej. Për këtë arsye edhe është e shqetësuar deputetja e konvertuar të cilën nuk “e ze gjumi” se ç’pret akoma LSI që nuk prononcohet për pjesëmarrjen në koalicionin parazgjedhor.
Për të është e qartë se vetëm nën siglën e një koalicioni parazgjedhor ajo do të sigurnte dhe një mandat tjetër deputeti duke i a vjedhur një sociaisti a lësëisti me më shumë kontribute. Jo vetëm kaq, po deputetja e importuar i rezervon vetes edhe të drejtën për të diktuar edhe në marrëdhëniet e kreut të LSI me eksponentë saj, të cilët “marrin guximin” të shprehen mos jenë në linjë me kreun e PS-së dhe aksionet e këtij, konkretisht në rastin e kritikave të ministrit Manjani në adresë të disa segmenteve të qeverisë. Me këtë deputetja ish-pëdëiste, zhvlerëson dhe motivet e “revoltës” së saj kundër leadership-it demokrat, duke të bërë të mendosh se gjithcka në këtë aspekt lidhet me krijimin e një “casus belli” për të kaluar në krahun tjetër, ku duket se mandati i deputetit është më i arritshëm. Gjitmonë bëhet zhurmë për deformim të rezultatit të zgjedhjeve, por askush nuk përmend efektin negativ përsa i përket këtij deformimi nga loja me koalicionet zgjedhore.