Albspirit

Media/News/Publishing

Paris Hilton e buzëqeshur përkrah fotografit shqiptar, Endrit Mertiri

Foto/Paris Hilton e buzëqeshur përkrah fotografit shqiptar

Fotografi Endrit Mertiri nuk është i panjohur për publikun shqiptar, por së fundi ai nuk është më i panjohur as për atë të huaj. Mertiri dhe koleget e tij modele, kryesisht Aurela Hoxha, ftohen shpesh në evente të ndryshme të modës, qofshin këto sfilata apo festa private të stilistëve të njohur në botë.

Këtë herë Endriti ka qenë i ftuar në festën private të firmës luksoze të veshjeve “Philipp Plein” në Milano. Fotografi shqiptar ka shpërndarë fotografi nga eventi dhe ka treguar se ka kaluar një kohë shumë të mirë. Mirëpo, fotografia më interesante që ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram ka qenë ajo ku ka pozuar me Paris Hilton. Kjo e fundit duket shumë afër Mertirit dhe ka buzëqeshur teksa është shkrepur kjo “selfie”.

Please follow and like us: