Situata në Kosovë/ Basha: Rama të bëjë më shumë se sa një reagim në Facebook
Basha: Sjellja dhe gjuha e Beogradit destablizuese dhe kërcënuese për paqen në rajon
Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të bëjë më shumë sesa një reagim në Facebook në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parrulla “Kosova është Serbi”.
Në një dalje publike para mediave Basha tha se “unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim ndihmë dhe kontributin tonë të plotë për një përgjigje dhe reagim nga Shqipëria zyrtare ndaj Kosovës dhe si anëtare e NATO-s për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon”.
Githashtu Basha tha se sjellja dhe gjuha e Beogradit risjell në vëmendje aktet destablizuese dhe kërcënuese për paqen në rajon dhe kthim në regjimin e Millosheviçit.
Më tej Kreu i PD-së i cilësoi si provokime të Beogradit, trenin, arrestimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj si dhe ndërtimin e murit në Mitrovicë.