Albspirit

Media/News/Publishing

Teatri i radhës, ILDKPI i riverifikon pasurinë e Alfred Pezës

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka njoftuar se kreu i saj Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të deputetit Alfred Peza.
Njoftimi thotë se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.
Po ashtu Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme duke falenderuar median për bashkëpunimin në rastin konkret. Po çfarë duhet të presim nga ky hetim i ILDKPI-së? Pa paragjykuar punën e këtij institucioni deri më tani asnjë zyrtar i lartë nuk është gjetur në konflikt interesi apo fshehje të pasurisë. Ka qenë po ky institucion që e ka kaluar në sitë pasurinë e Alfred Pezës apo deputetëve të tjerë si Ilir Beqaj dhe Koço Kokëdhima, të cilët nuk i gjeti me shkelje.

Ose ligji ka mangësi ose ILDKPI ka bërë një sy qorrsokaket dhe një vesh shurdh. Vlen të theksojnë se për praktikat e ndjekura nga ILDKPI për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve, Prokuroria hapi një hetim nisur nga fakti se në 2 vjet ky institucion nuk çoi për hetim asnjë zyrtar të lartë për konflikt interesi. Prokuroria kërkoi sekuestrimin e serverit të të dhënave por Gjykata e Lartë e pushi çështjen.http://www.respublica.al/2017/01/11/gjykata-e-lartë-rrëzon-prokurorinë-për-hetimin-e-ildkpki-së. Në këtë kontekst gjasat që deputeti në fjalë, Alfred Peza të gjendet me fshehje të pasurisë apo konflikt interesi janë të pakta, për aq kohë sa edhe ai vetë ka deklaruar se 1 milionë dollarët me të cilat bleu aksione në Bankën Credins ishin kursime në vite. Thjesht ose ILDKI nuk i ka parë mirë, ose Pezës i ka shpëtuar ndonjë detaj në deklaratën e pasurisë dhe gruas së tij.

Please follow and like us: