Albspirit

Media/News/Publishing

Treni i Serbisë, KFOR: Jemi gati për çdo ndërhyrje

Incidenti i fundit mes Serbisë dhe Kosovës me trenin e ndaluar në momentet e fundit ka krijuar një klimë pasigurie. Prania e forcave speciale serbe në kufi me Kosovën i shtohet më shumë problemeve që hasen me dy vendeve duke risjellë në Ballkan profilin e një Serbie që mendohej  se kishte lënë pas akte të kësaj natyre.

Në çdo rast, siç raporton gazeta “Zëri”  policia e Kosovës ka theksuar se situata është e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim në nivel të lartë. E brishtë paraqitet ajo në Mitrovicë, ndërkohë që një prononcim ka dhënë për herë të parë edhe KFOR. Zëdhënësi i tij, Max Barbacini, “u ka bërë thirrje palës serbe dhe asaj kosovare për vetëpërmbajtje dhe të angazhohen për dialog”. Ai ka shtuar se “KFOR-i është i gatshëm për çfarëdo situate, e cila ka nevojë për intervenimin e tyre”.

Please follow and like us: