Femrat e zakonshme: Të bukura kështu siç jemi

Një fotografe kanadeze po mundohet që të ndryshojë mënyrën sesi bota e sheh trupin e femrës duke u bërë foto femrave “të vërteta”.
Emily Lauren ka fotografuar më shumë se 40 femra të zakonshme, të cilat kanë pozuar me të brendshme për të treguar se e duan trupin e tyre, edhe pse nuk e kanë si të modeleve nëpër revista. “Në vend që të gjejmë se çfarë duhet të bëjnë femrat për të “përmirësuar” trupin e tyre, unë dua të tregoj se femrat janë të bukura siç janë”, thotë fotografja. Të gjitha fotografitë do të përmblidhen në librin “Vajza e zakonshme: Një guidë për të dashuruar trupin tuaj”.
Please follow and like us: