Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kruti: A janë të sigurta vaksinat për fëmijët shqiptarë?

 

 

Prej kohësh kam një  shqetësim të madh  për vaksinimin e fëmijëve të mi. Ndoshta shumë nëna si unë i mundon pyetja: A janë vaksinat e sigurta për fëmijët e tyre?

Cfarë mund të shkaktojnë ato?

A ndikojnë në zhvillimin e tyre?

Pse bëhen dy vaksina njëkohësisht dhe cfarë pasoja kanë ato ,apo cfarë efektesh anësore japin dy vaksina bashkë?

Nuk jemi të sigurt për cilësinë dhe origjinën e tyre. Vaksina “Penta”, e cila bëhet rreth moshës 1- 6 muajsh është me origjinë Indiane. Unë nuk e kuptoj se si një shtet si ynë ka kaq papërgjegjshmëri për zhvillimin dhe jetën e fëmijëve tanë duke futur vaksina të cilësisë shumë të ulët që nuk e dimë cfarë pasoja sjellin më pas. Më shqetësuese është vaksina e moshës 1 -vjec e ashtuquajtura MMRV (Fruth-Shyta-Rubeole), e cila ka përqindje të lartë mërkuri. Të  cilën këtë vaksinë nuk ia kam bërë fëmijës sim të dytë nga frika e shkaktimit të autizmit.

Pjesën më të madhe të vaksinave të bëra ia kam blerë në mënyrë private, jo se kam dëshirë të shpenzoj lekë, por dua të sigurohem për shëndetin e fëmijës sim duke parë që pjesa më e madhe janë të standartave të ulëta. Po shteti cfarë bën për shëndetin e fëmijëve tanë? Besoj se drejuesit e Ministrisë së Shëndetësisë  dhe të ISHP mjaftohen me argumentin se shteti kaq mundësi ka për të blerë vaksinat. Duke blerë ato indianet dhe kinezet sic janë këto të fundit të gripit. Unë nuk jam kundër vaksinimin, por vaksinat e fëmijëve tanë të jenë të standarteve më cilësi të larte, sepse na siguroni jetën dhe zhvillimin e fëmijëve.

Kineze i kemi të gjitha gjërat, madje po na i injektojnë edhe në gjak me këtë anitigripin e famshëm kinez.

 

Please follow and like us: