Biden:Komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrihet kundër agresionit rus
Nënpresidenti amerikan Joe Biden tha se “komuniteti ndërkombëtar” duhet të ngrihet kundër agresionit rus dhe i bëri thirrje presidentit të zgjedhur Donald Trump të jetë një mbështetës i fuqishëm dhe partner i Ukrainës.
Duke folur sot në Kiev përkrah presidentit Petro Poroshenko, zoti Biden theksoi se Ukraina po “lufton si kancerin e korrupsionit”, ashtu edhe “agresionin e rreptë të Kremlinit.”
Komentet e zotit Trump në një intervistë të përbashkët me gazetën angleze The Times of London dhe Bild të Gjermanisë lënë të kuptohet se ai kërkon të bëjë marrëveshje me Rusinë për Ukrainën, duke u dhënë fund sankioneve mbi Moskën në këmbim të një marrëveshjeje për të shkurtuar numrin e armëve bërthamore.
Kjo ishte vizita e fundit zyrtare e zotit Biden në Kiev si nënpresident, gjatë së cilës ai reflektoi rreth vemendjes së veçantë që Ukraina ka patur nga administrata në largim e zotit Obama.