Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: LIBRA ka një propozim të ri, arsimi i mesëm i detyrueshëm

 

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një propozim të ri të partisë së tij, arsimi i mesëm i detyruar.

Deputeti Blushi ngriti shqetësimin se shumë fëmijë shqiptarë ndoshta nuk duan ose nuk kanë mundësi që të ndjekin gjimnazin, por ata duhet të shkojnë me detyrim.

Sipas tij, alternativa më e mirë është që të gjobiten prindërit, në rastin kur nuk dërgojnë fëmijët në shkolla, duke shtuar se ‘Shqipëria mund të ndryshojë vetëm nga shkolla’.

STATUSI I BLUSHIT
PROPOZIM I RI: ARSIM I DETYRUAR
LIBRA ka një propozim të ri. Arsim i Mesëm i Detyrueshëm. Sot fëmijët e Shqipërisë mund të mos shkojnë në gjimnaz nëse nuk duan apo nuk munden çka është një nga arsyet kryesore te dobësimit te tregut tonë të punës, të kriminalitetit të lartë në mosha te reja, të papunësisë dramatike të të rinjve si dhe të injorancës që po përhapet si epidemi. LIBRA është e bindur se fëmijët deri 18 vjeç duhet të shkojnë në shkollë me detyrim. Duke kushtëzuar prindërit e tyre me gjoba, me paga apo ndihma ekonomike. Shkollimi nuk është çështje personale por një detyrim qe shoqëria ka ndaj individit dhe individi ka ndaj shoqërisë. Arsimi është ilaçi kryesor në luftën kundër varfërisë. Imagjinoni sa fëmijë do kishin shpëtuar nga rruga, nga droga, nga krimi dhe punët e zeza nëse do ishin të detyruar nga shteti te shkonin ne shkollë deri 18 vjec. Shqipëria mund të ndryshojë vetëm nga shkolla! Për tu shprehur nëse e mbështesni këtë propozim që do ta përfshijmë në programin tonë shkoni në faqen Libra.al ku dhe mund të votoni.

Please follow and like us: