Britania po ndahet nga BE-ja dhe jo nga Evropa
Kryeministra e Britanisë, Theresa May, ka deklaruar se vendi i saj do të ndahet nga Bashkimi Evropian (Brexit) dhe se nuk mendon që të ruajë disa pjesë të anëtarësimit në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke dhënë intervistën e parë për këtë vit në televizionin Sky News, May tha se “Britania po ndahet nga Bashkimi Evropian dhe jo nga Evropa.”
“Disa njerëz flasin sikur ne përkundër daljes nga BE-ja dëshirojmë që të mbajmë në duar disa pjesë të anëtarësimit në BE. Po braktisim BE-në, po dalim jashtë. Tashmë nuk do të jemi më vend anëtar i BE-së. Problemi është se si të gjejmë se cilat marrëdhënie do të jenë të drejta mes BE-së dhe Britanisë pas daljes sonë. Ne do të mund të kontrollojmë kufijtë dhe ligjet tona”, është shprehur ajo.
May ka theksuar se vendi do të rirregullojë marrëdhëniet me BE-në dhe se janë të vendosur që të sigurojnë kushtet më të mira për Britaninë në negociatat për Brexit, ku sipas saj kjo do të jetë edhe në interes të BE-së.