Dita e madhe për Melania Trump po vjen. Ja si janë shfaqur zonjat e para ndër vite ditën e inagurimit të presidentit të SHBA
Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkojnë dhe vijnë, por diçka që mbetet, pavarësisht kalimit të viteve, është padyshim veshja me të cilën prezantohet për herë të parë në publik zonja e parë. Prej vitesh, fustanet e inagurimeve janë cilësuar si përfaqësues të stilit të periudhës në të cilën janë veshur dhe bëhet fjalë për shumë më shumë se një veshje e zakonshme.
Është më i rëndësishëm se fustani i martesës dhe gdhendet në historinë e modës përgjithmonë! Melania Trump pritet të dalë për herë të parë në rolin e zonjës së parë në ceremoninë e së premtes. Do frymëzohet nga Jackie Kennedy dhe të bëjë një veshje të sajën, apo do ndjekë shembullin e Michelle Obama-s…sërish, kjo mbetet për të parë. Më poshtë po ju rendisim jo vetëm fustanet më të bukur që janë veshur nga zonjat e para ndër vite, por edhe kuptimin e tyre. Nuk është vetëm një fustan! Është një moment.
1961: Jacqueline Kennedy veshi një fustan të bardhë shoqëruar me një pelerinë, stiluar nga vetë ajo, në bashkëpunim me Ethan Frankau. Jo rastësisht, znj. Kennedy u impenjua personalisht për të krijuar fustanin e saj dhe zgjodhi ngjyrën e bardhë, për të qenë në qendër të vëmendjes në fotot bardhë e zi.
1965: Lady Bird Johnson, gruaja e Lyndon Johnson, Presidentit të 36-të të Amerikës, veshi një fustan satin ngjyrë të verdhë. Veshja u kompletua nga doreza të bardha dhe perla, të përshtatshme për një inagurim të mbajtur një vit pas vdekjes së presidentit Kennedy.
1969: Pat Nixon zgjodhi një fustan të verdhë për të sjellë ndjesi optimizmi në ditën e madhe të bashkëshortit të saj. Fustani stiluar nga Harbey Berin ishte i qëndisur me kristale Swarovski.
1973: Kur bashkeshorti i saj u zgjodh për një mandate të dytë, Pat Nixon zgjodhi një fustan të mrekullueshëm Adele Simpson, me gurë të qëndisur.
1977: Rosalynn Carter dërgoi një mesazh mjaft të fuqishëm kur hyri bashkë me bashkëshortin në Shtëpinë e Bardhë, pasi veshi një fustan që e kishte veshur edhe më parë. Fustani ishte blerë në dyqan dhe e kishte veshur kur bashkëshorti u shpall zyrtarisht guvernator i Georgia-s, një vendim shumë i drejte i marrë atëherë kur vendi ishte në krizë të madhe ekonomike.
1981: Nancy Reagan veshi një fustan të bardhë, me një shpatull zbuluar, stiluar nga James Galanos, duke sjellë një epokë të re stili në Shtëpinë e Bardhë.
1985: Kur i shoqi fitoi edhe mandatin e dytë, Nancy zgjodhi sërish një fustan të Galanos, i bardhë dhe rrëzëllitës.
1989: Barbara Bush zgjodhi një fustan në ngjyrë ‘blu demokratike’, me përzierje materialesh kadife dhe mëndafsh. Këto materiale dhe mëngët e fryra ishin trende të viteve ’80-të.
1993: Hillary Clinton zgjodhi një fustan lejla të stilistes pak të njohur, Sarah Phillips.
1997: Kur Bill Clinton u rizgjodh president, Hillary veshi një fustan Oscar de la Renta, shoqëruar edhe me një pelerinë, duke sjellë në kujtesën e të gjithë amerikanëve fustanin e Jackie Kennedy.
2001: Laura Bush veshi një fustan të kuq të stiluar nga Michael Faircloth. Ngjyra ‘e kuqe republikane’ bëri krenarë të gjithë të pranishmit në festën e inagurimit.
2005: Frymëzuar nga Hillary Clinton, në mandatin e dytë të bashkëshortit të saj Laura Bush veshi një fustan magjepsës Oscar de la Renta.
2009: Michelle Obama veshi një fustan të bardhë me një krah zbuluar, krijuar nga Jason Wu, duke future zyrtarisht stilistin në hartën e emrave të mëdhenj të modës. Fustani i bardhë romantik dhe krahët e zbuluar simbolizonin një imazh të fuqishëm të gruas moderne.
2013: Michelle zgjedh sërish një fustan të Jason Wu kur Barack Obama u rizgjodh katër vite më vonë. Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin e kuq dhe ¡okët e prera shkurt./anabel