Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i CIA-s: Postimet e Trumpit në Twitter janë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare

Në një intervistë me gazetën e përditshme britanike “The Times”, Donald Trump pati thënë se ai më parë preferon që informatat t’i japë përmes statuseve në rrjetin social “Twitter” se sa të flasë në një konferencë për media, duke thënë se nuk u beson gazetarëve.

Por, drejtori në largim i CIA-s, John Brennan, tha të dielën për “Fox Neës Sunday” se Trump duhet të tjerë i kujdesshëm se si e përdor rrjetin social kur të marrë detyrën e presidentit.

“Spontaniteti nuk është diçka që i mbron interesant e sigurisë kombëtare. Prandaj kur ai flet apo reagon, duhet të sigurohet se e kupton sa të mëdha mund të jenë implikimet dhe ndikimet. Nuk bëhet fjalë thjesht për Trumpin, bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Brennan.

Please follow and like us: