Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive në përvjetorin e vdekjes, stema të Skënderbeut në Venecia

Më datë 17 janar 1468  u nda nga jeta ai që në një moment të caktuar historik, Rilindja Kombëtare,  do shpallej heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

 

Siç dihet, ai ishte i vlerësuar kryesisht në Italinë e asaj kohe dhe nga qeveria veneciane për përballjen me osmanët, sidomos për Shkodrën.

Bë fakt gjithçka zhvillohet nën frymën romantike të mesjetës, prej së cilës më pas buron dhe statusi i Skënderbeut si “Atlet i Krishtit”.

Dhe ishte pikërisht kjo frymë e cila çoi qeverinë veneciane që emrin dhe stemën e Gjergj Kastriotit ta vendosë në të ashtëquajturin  “Libër të Artë” të familjeve fisnikëve veneciane.

Romanticizmi mesjetar kishte si tipar romanizimin dhe poetizimin e historisë, duke u shkëputur tërësisht nga ngjarjet dhe kontekstet reale.

Stema në foto tregon shqiponjën dy-krenare, në sqepin e dy kokave të shqiponjës janë vendosur përkatësisht një trëndafil i kuq dhe një i artë.

Fotot janë marrë nga libri i albanologes italiane Lucia Nadin, ku ajo citon arkivat e Bibiliotekës Veneciane së bashku me komentin përkatës, ku ajo shkruan:

“Pas sukseseve ushtarake kundër ushtrive otomane (1443-48) dhe kundër ekspeditës së Sulltan Muratit në krye të 100.000 ushtarëve në 1449, Gjergj Kastrioti, eksponenti më i lartë i historisë shqiptare, me vullnet të qeverisë veneciane, dhe në shenjë mirënjohje për udhëheqjen në luftën kundër turqve,  u regjistrua në Librin e Artë të fisnikërisë së Venedikut. Emri i tij dhe stema e familjes së tij filluan të qarkullonin në mënyrë intensive në kronikën dhe përbërjen heraldike venedikase, si n rastin e stemës të riprodhuar, e cila gjendet në një kronikë të familjeve veneciane që i përket fillimit të shekullit të XV. Shënimi që gjejmë në krah të figurës thotë: Kastrioti është porta e zotit Skënderbej të Shqipërisë i cili u pranua dhe u bë nga Këshilli i Lartë për t’u përfaqësuar krahas Shkëlqësive tona dhe për ta nderuar dhe naltësuar.” – shkruan Nadin.

Siç shihet në shënimin e albanologes italiane, ajo përdor dy emërtesa nacionale që nuk ekzistonin për kohën, “shqiptarë” dhe “turq”; gjë që tregon për qasjen më tepër romantike sesa reale ndaj protagonizmit luftarak skënderbejan dhe motiveve që e shtyn të ngrejë shpatën kundër osmanëve.

Siç dihet, albanologu tjetër, zvicerani Oliver Jens Shmid, jep një Skënderbe krejt tjetër në veprën e tij monografike me të njëjtin titull, duke rrëzuar gjithë mitin romantik karshi figurës së tij, prej së cilit është furnizuar edhe historiografia komuniste shqiptare.

Please follow and like us: