Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta Spanjolle ‘El Pais”: Tahiri mbron Balilin, “zotin” e madh të drogës në Ballkan!

 

Gazeta Spanjolle ‘El Pais” i ka kushtuar një reportazh bosit shqiptar të drogës, Klement Balilit.
Në hyrje të këtij artikulli Saranda është cilësuar si qyteti i ‘panjohur’ i Shqipërisë, i cili ndodhet vetëm dy milje detare larg ishullit grek të Korfuzit.
“Bie në sy vargu i hoteleve dhe apartamenteve turistike, të cilat gëlojnë gjatë sezonit turistik të verës. Por muajt e fundit Saranda nuk ka tërhequr vëmendjen si një destinacion pushimi. Qyteti është kthyer në epiqendrën e një rrjeti të trafikimit te drogës dhe kapiteni është një farë Klement Balili. Dikur drejtor i Transportit të Sarandës, i dyshuar për  lidhje të forta  me sferat e larta politike dhe administrative të vendit. Arrestimi u bë  në 15 maj të vitit  që lamë pas në Greqi. Urdhëri për arrestim u dha nga Athina  kundër “zotit të madh të drogës në Ballkan”. Ky arrestim  ka helmuar përsëri marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat kurrë nuk kanë qenë të karakterizuara nga përzemërsia.
Kompleksitetin në këtë marrëdhënie fqinjësie e shton prania e një minoriteti grek në territorin shqiptar,  si dhe përleshjet e herëpashershme për çështjet kufitare.
Për t’u rikthyer sërisht tek Balili, për vendndodhjen e së cilit nuk dihet asgjë. Media greke ka përdorur tituj hiperbolikë në transmetimin e lajmeve duke e cilësuar Balilin si “Pablo Escobar i Ballkanit”.  CNN  Greqia ka theksuar në mënyrë të ripërsëritur se Balili ka gëzuar mbrojtje të veçantë dhe “kontakte me politikanë të lartë”.
 Ambasada Shqiptare në Athinë mohoi këtë informacion. Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë u cilësua si një nga rojet e Balilit. Menjëherë pas publikimit të lajmit doli në dritë edhe një video demaskuese e ministrit të Financave, i cili kishte marrë pjesë në hapjen e një hoteli luksoz në pronësi të Balilit
Në nëntor, prokurorët shqiptarë morën nga Greqia një dosje të rëndë prej 10.000 faqesh, për aktivitetet e Balilit dhe një muaj më vonë, kreu i CIA-s, John Brennan, mbëriti në Tiranë.
Kjo vizitë  interpretohet si një mesazh i fshehur ndaj autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar në operacionet ndërkombëtare kundër trafikut të drogës. Pavarësisht bastisjeve të policisë Balili vazhdon të jetë i humbur. Nga të gjitha profecitë për stabilitetin në Ballkan mbetet ende shumë për të dalë nga bataku gjeopolitik”, përfundon artikullin El Pais.
Please follow and like us: